Vllaznia e femrave eshte mundur pasditen e djeshme me rezultatin 2-0 nga ekipi i Mitrovices, ne ndeshjen miqesore te luajtur ne fushen sportive te KF Murlani ne Barbullush.
Ka qene nje test per kampionet e Shqiperise ne prag te sfidave europiane, i cili ndoshta nuk ka shkuar ashtu si duhet por stafi teknik nuk eshte aspak i shqetesuar nga rezultati sepse jane disa faktore qe skuadra nuk dha me te miren e saj.
Se pari, sepse perberja per kete miqesore nuk ka qene e plote ngaqe 2-3 lojtare kane probleme demtimesh. Se dyti, skuadra vjen pas nje periudhe ngarkesash te larta fizike dhe ende nuk ka marre ritmin e duhur te ndeshjeve dhe se treti, disa nga lojtaret e ardhura nga merkato kane vetem pak dite me skuadren dhe ende nuk jane ambjentuar.
Per kete arsye, Vllaznia nuk eshte shprehur ashtu si duhet ne fushen e lojes dhe nga kjo ka perfituar Mitrovica qe ka shenuar nga nje gol per secilen pjese lojes. Fillimisht ne te paren me Edona Kryeziun dhe ne te dyten me kapitenen Kaltrina Biçkaj, gol ky qe ka vendosur rezultatin perfundimtar 2-0 ne favor te vajzave nga Mitrovica.
Megjithate trajneri i ekipit shkodran Haris Lika, per te cilin ishte debutimi i tij ne kete miqesore, nuk duket shume i shqetesuar nga rezultati sepse sipas tij, ekipi ndodhet ne rrugen e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/