Vllaznia U16 per femra e ka kaluar pa asnje pengese kundershtarin e saj ne ndeshjen gjysmefinale te kampionatit, pikerisht ekipin e Pogradecit. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne “Shtepine e Futbollit”, vajzat shkodrane te drejtuara nga trajnerja Luçije Gjini, kane fituar me rezultatin e thelle 6-0 ndaj liqenoreve.
Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene sulmuesja Klaudia Borci e cila ka shenuar tre golat e pare te kesaj ndeshje. Me pas te njejten gje do te benin edhe futbollistet e tjera Juarda Alijaj, Imelda Ara dhe Samanda Pemaj.
Ne kete menyre ata kane kompletuar kete fitore te thelle me 6 gola diference duke treguar me se miri diferencen e tyre me kundershtarin ne fushen e lojes dhe pa e vene asnjehere ne dyshim fitoren.
Vllaznia U16 me kete fitore eshte kualifikuar kesisoj per ne finalen e kampionatit ku do te ndeshen javen e ardhshme me fituesen e çiftit Apolonia- Tirana dhe padyshim qe edhe ndaj saj objektivi i vetem do te jete fitorja dhe shpallja kampione edhe per kete sezon.
VLLAZNIA U16- POGRADECI U16 6-0
Golat: Borci 11′, 44′, 52′, Alijaj 60, Ara 71, Pemaj 77′
VLLAZNIA U16: Gjergji, Lorja, Ara, Hasaj, Alijaj, Hoxha, Kodra, Ndoci, Guri, Mataj, Borci. Trajnere Luçije Gjini. U aktivizuan edhe Synaj, Pemaj e Blinishta.