Futbollistet e Vllaznise prej vitesh po tregojne se jane kampione te medha ne fushen e lojes. E bene kete gje edhe gjate ketij viti teksa sollen ne Shkoder titullin e 9-te kampion rradhazi dhe po ashtu edhe trofeun e 9-te te Kupes se Shqiperise.
Por jo vetem kaq. Ato kane bere realitet edhe nje tjeter arritje te jashtezakonshme duke e derguar Vllaznine per here te pare ne historine e futbollit shqiptar ne 16 skuadrat me te mira te Europes dhe duke luajtur ne fazen e grupeve perkrah ekipeve te tilla si Çelsi, PSG dhe Real Madrid.
Megjithate sot do te flasim per nje tjeter gje. Futbollistet e Vllaznise jane kampione edhe jashte fushes se blerte dhe kete e tregon me se miri edhe gjesti qe kane ndermarre diten e sotme.
Ato kane marre persiper qe te nxjerrin secila nga nje shume te hollash per te blere ushqime per t’u ardhur ne ndihme 25 familjeve ne nevoje ne keto dite festash. Kesaj inisiative i jane bashkuar edhe pjestaret e stafit teknik dhe natyrisht edhe presidenti Matija dhe me shumen e grumbulluar, kane realizuar blerjen e nje sasie te konsiderueshme ushqimesh.
Me pas, futbollistet e Vllaznise pasi kane marr edhe nje liste nga institucionet perkatese per familjet ne nevoje, kane nxituar per t’u shkuar prane dhe per t’i gezuar sadopak ne keto dite festash. Nje gjest vertete per t’u duatrokitur i ketyre vajzave qe vazhdojne te na mahnisin me paraqitjet e tyre si brenda ashtu edhe jashte fushe./SHKODRA-SPORT.COM/