HomeKRYESOREFutbollisti i Kombëtares mbyll vitin për shkak të dëmtimit, ja kur pritet...

Futbollisti i Kombëtares mbyll vitin për shkak të dëmtimit, ja kur pritet të kthehet

Frederik Veseli ka pësuar një ndrydhje të ligamentit kolateral të gjurit të majtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për tre muaj, me kthimin që pritet të jetë nga mesi i muajit janar.

Një lajm i keq për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili u dëmtua në ndeshjen e kësaj fundjave mes Beneventos dhe Askolit. Mbrojtësi do të vazhdojë me rikuperimin e terapinë dhe kjo shihet si një mënyrë që ai të shmangë operacionin, por gjithsesi Veseli do të vazhdojë vizitat e mëtejshme në Romë te doktori i famshëm Mariani.

Kështu, 29- vjeçari do të humbasë dy miqësoret që Shqipëria do të luajë në 26 tetor me Arabinë Saudite në Abu Dabi dhe 16 nëntor me Italinë në Tiranë. Veseli ka qenë nën shënjestër të dëmtimeve, pasi edhe pak kohë më parë qëndroi disi gjatë jashtë fushave.

Veseli po kalonte nje moment te mire dhe padyshim qe ky demtim i ka prishur jo pak pune, por gjithsesi futbolli i ka keto dhe tashme duhet te mendoje vetem per nje rikuperim sa me te shpejte, per t’u rikthyer ne fushen e lojes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments