Gara për mbijetesë është më e hapur se kurrë më parë dhe Vllaznia e Kamza janë në luftë me njëra-tjetrën për të qëndruar në Superligë.

Ishte Laçi ai që i dha një dorë shkodranëve me fitoren 1-2 kundër Kamzes ditën e djeshme.

Një nga protagonistët e bardhezinjzve, Ndriçim Shtubina në një intervistë për Shkodra.news flet për gjendjen e kuqebluve, por nuk ngurron të ‘shigjetojë’ edhe trajnerin e larguar, Ernest Gjoka.

Në fjalën e tij ai tha: ” Këtë gjëndje e ka krijuar tranjeri Gjoka. Isha i pari në janar që kam folur për të.

Në merkaton e janarit ai është pyetur për mua, por ka anashkaluar emrin tim për tu rikthyer tek Vllaznia. Unë nuk e harroj veprimin e tij, dhe po i them tani Gjokës që po të isha edhe unë tranjer i Vllaznisë do e kisha shpëtuar me kohë. Jam shumë më i madh se Gjoka në çdo aspekt. Ai erdhi si një luan dhe iku si një lepur.”