Një dramë që përfundoi me lot gëzimi ishte ndeshja e sotme për ekipin e femrave të Vllaznisë.

Shkodranet ngritën emrin e futbollit shqiptar, teksa eliminuan skuadrën turke të ALG Spor nga Champions League.

Një sfidë që zgjati 120 minuta dhe përfundoi me shifrat 3-3, por që në fund ruleta e penalltive foli shqip.

Një ditë e shënuar kjo e sotmja për futbollisten Luçije Gjinin, e cila hyn në histori me golin e saj.

Lojtarja kuqeblu gjeti rrjetën që në minutën e 7 të takimit duke realizuar kështu golin e parë për këtë sezon në Champions League.

Gjithashtu, më pas do të shtynte topin edhe njëherë tjetër gjatë përballjes.