Millosh Kaleziç e nisi aventurën te Vllaznia me një gabim që ndryshoi lojën ndaj Laçit, por cilësitë e tij nuk mund të vlerësohen nga vetëm një ndeshje.

Në klubin shkodran janë të bindur se kanë marrë një mesfushor që do të ndihmojë shumë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit dhe prandaj stafi ka vendosur t’i besoje atij.

Nëse debutimi nuk ishte në nivelin e pritshëm, më tepër edhe prej faktit se humbi një top afër zonës që u kthye në gol për kundërshtarin, tashmë stafi teknik pret që Kaleziç të tregojë veten në ndeshjen e radhës.

Sipas të gjitha gjasave, malazezi do ta nisë nga minuta e parë ndaj Apolonisë, duke zëvendësuar pikërisht Herald Markun, i cili është dëmtuar dhe pritet të mungojë të paktën dy javë.