Turneu “Pro Beach Soccer”, që zhvillohet mes gazetarëve sportiv për futbollin në rërë, është kthyer në traditë dhe së fundmi, ky turne ka marrë karakter më të gjërë, tashmë kësaj rradhe me gazetarët e Ballkanit.
Edicionin e dytë të këtij trofeu e fitoi skuadra e gazetarëve sportiv shkodranë, që përfaqësonte Shqipërinë, ndërsa gazetarët e Bosnjës zunë vendin e dytë, duke u mundur në finale nga shkodranët 2-0. Në vendin e tretë u rendit skuadra e Malit të Zi, ndërsa në vendin e katërt ekipi i gazetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ideator dhe organizator i këtij trofeu ishte Komunna e Ulqinit dhe Organizata e TUrizmit e saj e drejtuar nga Gëzim Hajdinaga dhe edicioni i dytë i Kupës “Pro Beach Soccer”, u zhvillua në një nga zonat e plazhit të Ulqinit në Mal të Zi.
Në këtë edicion morën pjesë katër ekipe, nga pesë të planifikuara. Ekipi i gazetarëve të Kosovës nuk u paraqit dhe ndarja e skuadrave u bë në dy ndeshje dhe pas ditës së parë, dy skuadrat fituese të këtyre ndeshjeve, gazetarët e Shkodrës dhe ata të Bosnjës, kaluan në finale, ku kjo ndeshje u diskutua mes tyre, takim i cili u mbyll 2-0 për skuadrën e gazetarëve shkodranë, që fitoi kështu këtë turne.
Ekipi i gazetarëve shkodranë përbëhej nga: Klodian Zhivani, Gjon Gjeka, Bepin Kolvata, Gjergj Kola, Senad Nikshiqi, Admir Uruçi dhe Maringlen Zhivani. Në fund, u mbajt një ceremoni përmbyllëse, ku u shpërndanë kupa dhe medalje për të pranishmit.
Kështu, pas trofeve të fituara nga Vllaznia dhe ekipi U-17, edhe gazetarët e Shkodrës fitojnë një tjetër Kupë, në turneun ndërkombëtar të gazetarëve.
Maringlen ZHIVANI