Gazetari i njohur sportiv, Admir Uruçi, është nderuar si fituesi i çmimit “Hamit Boriçi” për gazetarët e Shkodrës, edicion ky që zhvillohet për vitin e gjashtë rradhazi.

Çmimi në fjalë është dorëzuar së fundmi gjatë një ceremonie që Unioni i Gazetarëve të Shkodrës ka organizuar në sallën e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Uruçi është nderuar me motivacionin e pasqyrimit të vlerave sportive të qytetit të Shkodrës dhe jo vetëm, por edhe më gjërë.

“Gazetar dhe komentator sportiv, me një karrierë 26 vjeçare. Pasues i traditës së mirëfilltë të ish-gazetarit të mirënjohur shkodran, Rifat Uruçi, duke spikatur në pasqyrimin e vlerave sportive të qytetit të Shkodrës, si edhe ato të Tiranës.

Karrierën më të pasur e ka në shtypin e shkruar, si korrespondent i Shkodrës për gazetën sportive, “Panorama Sport”, shkruhet në motivacionin që shoqëron çmimin në fjalë.
Maringlen ZHIVANI