HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGega: Unë besoj tek Hebaj. Do jetë pjesë kryesore e ekipit sa...

Gega: Unë besoj tek Hebaj. Do jetë pjesë kryesore e ekipit sa të jem unë trajner

Tre ndeshje si titullar, ende asnjë gol për Rubin Hebajn. Presioni mbi sulmuesin shkodran 20 vjeçar të Partizanit duket se ka filluar të rritet.

Sot ai është zëvendësuar në pjesën e dytë dhe kjo ka krijuar njëfarë diskutimi për marëdhëniet e tij me trajnerin Gega.

Por ky i fundit në një prononcim pas fitores së sotme ndaj Kastriotit, është shprehur: “Kam 18 lojtarë që në fund kemi si qëllim arritjen e objektivave.

Në momentin që Hebaj konsumohet them se duhet të ndërrohet. E kam ndryshuar në momentin e duhur. Kishte kohë të mjaftueshme.

Unë e fus në ndeshje, pasi besoj tek ai. Është pjesë e Kombëtares së moshave dhe i duhet kohë. Jam i kënaqur që e kam në ekip.

Do kisha dëshirë që të integrohej sa më parë. Është pjesë kryesore e ekipit tim sa të jem unë trajner”.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments