Tre ndeshje si titullar, ende asnjë gol për Rubin Hebajn. Presioni mbi sulmuesin shkodran 20 vjeçar të Partizanit duket se ka filluar të rritet.

Sot ai është zëvendësuar në pjesën e dytë dhe kjo ka krijuar njëfarë diskutimi për marëdhëniet e tij me trajnerin Gega.

Por ky i fundit në një prononcim pas fitores së sotme ndaj Kastriotit, është shprehur: “Kam 18 lojtarë që në fund kemi si qëllim arritjen e objektivave.

Në momentin që Hebaj konsumohet them se duhet të ndërrohet. E kam ndryshuar në momentin e duhur. Kishte kohë të mjaftueshme.

Unë e fus në ndeshje, pasi besoj tek ai. Është pjesë e Kombëtares së moshave dhe i duhet kohë. Jam i kënaqur që e kam në ekip.

Do kisha dëshirë që të integrohej sa më parë. Është pjesë kryesore e ekipit tim sa të jem unë trajner”.
© shkodrasport.com