Kane filluar kete jave ne Toskana kampionatet e futbollit te te gjitha kategorive deri ajo e te rinjve. Ky aktivitet me nje pjesmarrje rekord te skuadrave te Firenzes, Livornos, Pratos, Pises, Groseto, Arezzo, Siena etj ka ne gjirin e skuadrave pjesmarrese edhe shume futbolliste shqiptare qe kane lindur ne Itali, te te gjtha moshave.

Ne mes tyre dhe talente qe premtojne shume per të ardhmen e tyre. Ato perveç mbeshtetjes të prindërve, kane dhe një trajtim dhe mbeshtetje nga drejtuesit teknik dhe trajneret e ketyre ekipeve.

Gazeta sportive javore. me me shume se 30 faqe “Calciopiu” që pasqyron kete aktivitet rajonal, i ka bere nje koment edhe takimit te zhvilluar ne Firenze ne mes skuadres vendase “San Michele Catolica Virtus” me Livornon.

Kjo ndeshje qe ka perfunduar 0-0 ka nje te veçante pasi gazeta “Calciopiu” per moshen 16 vjecare ne “I top 11 della giornata” ka zgjdhur dhe nje futbollist shqiptar, 15 vjeçarin Gerard Mirashi i “Cattolica V”.

Kush eshte Gerard Mirashi i cili luan prej 10 vitesh ne kete klub sportiv me tradita futbollistike nga ku kane dale futbolliste me emer ne historine e futbollit italian, si kampioni i Botes Paolo Rossi, Barzagli, portieri Cragno, etj?

Gerardi eshte djali i nje piktori te njohur shqiptar Alfred Mirashi (Miloti) i cili me punimet e tij te viteve te fundit në skulpture me “Çelsin gjigand” eshte bere i njohur jo vetëm ne Itali, por edhe në Europe e deri ne Kine. Eshte fitues i disa çmimeve ndërkombëtare dhe pak dite me pare eshte shpallur fitues i çmimit simbolik “Ponte Vecchia” te vene nga Komuna e Firenzes.

Gerardi ka bere hapa te shpejte në rritjen e tij jo vetem trupore, në moshën 15 vjeçare 1.85 i gjate, por edhe në pergatitjen e tij teknike, çka tregon se trajneri i kesaj skuadre aftësitë e këtij talenti i shfrytezon duke e aktivizuar jo vetem si mbrojtës i qendrës por edhe ne mesfushe e ne sulm.

Trajneri Diego Murra shprehet shume optimist për perspektivën e Mirashit: “E kam ndjekur me shumë interesim ecurine e ketij talenti të cilit i kam besuar jo vetem rolin e organizatorit, rol qe e ka interpretuar me shumë zgjuarsi dhe intuitë, duke krijuar hapesira shenimi per shoket e tij dhe hera-heres forcen e mjeshtërinë e tij goditëse e ka treguar edhe në sulm.

Ndeshjen e pare te kampionatit i besova rolin e mbrojtesit te qendres çka tregoi aftësitë e tij te verteta prej futbollisti. Dhe perzgjedhja e Gerardit në 11-shin me te mire per grup moshen 16 vjaçare nga gazeta “Calciopiu” eshte jo vetem sadisfaksion për Gerardin, por edhe ne si drejtues na bën të ndihemi krenar”.

Per të ardhmen e Gerardit është optimist dhe drejtori teknik i ketij klubi me tradita futbollistike Paolo Bosi i cili ndjek me shumë vemendje rrugetimin e ketij djaloshi biond që të lënë pershtypjen tek ecen me top, tek godet porten apo hyn në dyluftime me kundershtarin si nje hollandez me ambicje.

Dhe vetë Gerardi ka një objektiv që një ditë ndërmjet sfidave në të ardhmen te jete në një ekipet e Seria A. FSHF, sektori i kombëtareve për moshat duhet ta evidentoje kete talent, pa i lënë mundësinë e kalimit të tij në ekipet kombetare te moshave në Itali.
NAMIK MEHMETI