Nje nga futbollistet me te spikatur te Vllaznise pas viteve ’90 padyshim qe eshte edhe Suad Lici. Nje lojtar i cili ka luajtur me sukses si ne mbrojtje e mesfushe, duke bere mire dhe jo me kot ka qene pjese edhe e kombetares shqiptare.

Dita e sotme eshte e veçantë për te. Ai feston 48 vjetorin e lindjes dhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura.

Suadi ka lindur ne Shkoder me 24 mars 1974 dhe zgjodhi te merrej me futboll qe ne moshe te vogel, nderkohe qe me pas ka kryer edhe shkollen e Mjeshtrise Sportive ne kryeqytet.

Me pas rikthehet ne Shkoder per t’iu bashkuar ekipit te pare te Vllaznise me te cilin ka kontribuar jo pak edhe në fitimin e dy titujve kampionë me Vllazninë, pikërisht në vitin 1998 dhe 2001, po ashtu të Kupës së Shqipërisë në vitin 2008 si dhe të dy Superkupave në vitet 1998 dhe 2001.

Me pesë trofe “mbi shpinë” ai ka shkruar emrin e tij në historinë e suksesshme të Vllaznisë dhe në fakt nuk ka qenë një lojtar dosido.

Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për fanellën kuqeblu në vitet 1992 deri më 2009 kur e mbylli karrierën teksa ka zhvilluar plot 314 ndeshje me Vllazninë dhe ka shënuar plot 50 gola.
Gjergj KOLA