Gjelbrim Taipi nuk do të jetë më një lojtar i Kukësit nisur nga sezoni i ardhshëm. Burime të sigurta për Oversport bëjnë me dije se kapiteni i skuadrës dhe Kukësi kanë mbyllur para kohe bashkëpunimin, pavarësisht faktit se mesfushorit i ka mbetur edhe një vit kontratë me verilindorët.

Kështu Kukësi humbet një nga pjesët më të rëndësisshme të skuadrës, i cili ka shkëlqyer me fanellën e verilindorëve. Vetëm në sezonin e fundit, Taipi ka arritur të realizojë 5 gola, si dhe të asistojë 7 herë për shokët e skuadrës, duke dhënë një kontribut të madh që Kukësi të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar.

Një kapiten brenda dhe jashtë fushe që tashmë është në kërkim të një tjetër aventure. Sakaq, Kukësi sezonin që lamë pas nuk arriti dot të kapte objektivat e vendosura në fillim të edicionit dhe tashmë po punon për të rimodeluar skuadrën.

Verilindorët kërkojnë të krijojnë një skuadër më konkurruese për të qenë më kompetitivë sezonin e ardhshëm dhe të luftojnë për objektiva madhorë, siç jemi mësuar t’i shohim vitet e fundit. /oversport/