Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë vazhduar festen dhe këngën edhe në aeroport pasi siguruan kualifikimin në Euro 2024. Shqipëria u nda në barazim 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e raundit të nëntë të Grupit E.
Ky barazim bëri që kombëtarja shqiptare të sigurojë tashmë kualifikimin për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.Me të përfunduar ndeshja, emocionet ishin të shumta, por edhe festa ishte e madhe në fushë dhe në zhveshtore.
Megjithatë, e gjitha nuk përfundoi në stadiumin “Stadionul Zimbru”, pasi futbollistët shqiptarë e vazhduan festën.Emra si Elseid Hysaj, Taulant Seferi, Ylber Ramadani dhe Mirlind Daku u panë duke e ‘djegur’ në aeroport teksa prisnin për t’u kthyer në Shqipëri.
“Gjermania o mor’ vllazën nuk është si përpara”, ishte kënga me të cilën vallëzonin, festonin dhe qeshnin lojtarët kuqezi.
Shumica e lojtarëve veçse ishin ‘spektatorë’, ndërsa vëmendjen e fituan nga të gjithë brenda aeroportit që incizonin me telefonat e tyre. /Telegrafi/