Termeti dhe pasojat e medha qe solli ne Turqi dhe Siri kane krijuar nje solidaritet te madh ne te gjithe Boten, perfshi ketu edhe Shqiperine. Kuptohet edhe sportin dhe shembulli me i mire eshte ai i klubit Vllaznia i cili ka vendosur qe te gjitha te ardhurat qe do te perfitohen nga shitja e biletave te ndeshjes me Tiranen, te shkojne per t’i ardhur ne ndihme te demtuarve nga termeti.
Por jo vetem ky rast. Nga Shkodra na vjen edhe nje tjeter, ai i futbollisteve te vegjel te shoqates “Bashkimi”. Sot ata kane treguar nje mesazh shume domethenes perpara ndeshjeve te kampionatit qe kane zhvilluar.
Futbollistet e vegjel jane lutur per popullin turk e sirian qe ndodhen ne veshtiresi shume te madhe. Me nje projekt te organizuar nga te gjithe femijet e ketij ekipi, secili prej tyre ka patur nje shenje ne faqe, pikerisht flamurin turk e sirian.
Po ashtu, ata kane mbajtur nje minute heshtje dhe njekohesisht kane luajtur me uniformen e dyte. Njekohesisht jane luajtur per te gjithe njerezit ne keto dy vende.
“Nese lutja eshte e sinqerte, vlen shume per ato qe behet. Meqenese nuk kemi mundesi tjeter t’i ndihmojme, gjeja kryesore eshte Lutja! Lutja per popullin Turkey & Sirian qe ne keto momente po përballen me shume veshtirsi!”- shkruhet ne faqen e ketij ekipi.