Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Bosnje-Hercegovinës gjatë këtij muaji. Siç është bërë me dije edhe më herët nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të luajnë dy takimet miqësore në datat 15 dhe 17 shkurt.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Boshnjake e Futbollit kanë gjetur dakordësinë që dy sfidat miqësore të zhvillohen në vendin tonë. Takimi i parë është planifikuar të zhvillohet më 15 shkurt, duke nisur në ora 15:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, ndërsa sfida e dytë Shqipëri U-17 – Bosnje Hercegovinë U-17 do të luhet më 17 shkurt, në ora 11:30 në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në Tiranë. Në të dyja takimet, Federata Shqiptare e Futbollit do të hapë dyert për të gjithë tifozët, për t’i dhënë sa më shumë mbështetje kuqezinjve të vegjël.

Sakaq, trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku shpalli këtë të shtunë listën me 23 futbollistët e thirrur për të përfaqësuar Shqipërinë në këto dy takime miqësore. Pjesa më e madhe e lojtarëve të ftuar ishin edhe pjesë e grumbullimit të një muaji më parë në ndeshjet që kuqezinjtë zhvilluan kundër Turqisë. Ndër 22 lojtarët e grumbulluar, 10 prej tyre aktivizohen në kampionatet e huaja, me ekipe si Crystal Palace, Lugano, Sampdoria, Perugia, Ado Den Haag etj., ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatin shqiptar.

Por nderkohe, ashtu siç beri te ditur dje “Shkodra Sport” mungon serish ftesa per golashenuesin me te mire te kampionatit, futbollistin e Vllaznise Gerald Kubazi i cili ka shenuar 20 gola ne 14 ndeshje. Por keto statistika nuk i kane mjaftuar trajnerit Bulku per t’i bere nje ftese per dy miqesoret e rradhes.

Nga ana tjeter, nje tjeter shkodran eshte grumbulluar serish ne kombetares dhe behet fjale per mbrojtesin e majte Egert Selmani. Risia sakaq eshte grumbullimi i portierit Fabian Lekaj i cili po shkelqen kohet e fundit me Vllaznia U17, madje eshte duke u stervitur me ekipin e pare te shkodraneve./SHKODRA-SPORT.COM/