Ky i treti mund te mos jete sezoni i tij me i mire me fanellen e Vllaznise per shqiptarin e Shkupit Mevlan Adili, por ai vazhdon te mbetet i veçante si brenda ashtu edhe jashte fushe.

I tille eshte shfaqur edhe sot kur ai ka zhvilluar nje vizite ne Shtepine e Femijes Shkollor ne Shkoder duke kenaqur nje skuader futbolli me fanellat kuqeblu me emrin e tij.

Ai u ka dhuruar 11 femijeve te kesaj shkolle fanellat e tij, por edhe topa futbolli duke u dhuruar jo pak kenaqesi dhe natyrisht qe ata do ta mbajne mend gjate kete dite.

Ka qene vete Bashkia Shkoder qe e ka publikuar ne faqen e tij kete gjest te futbollistit te Vllaznise teksa shkruan:

“Kampion në fushën e blertë, kampion edhe në qytetari! Futbollisti i Vllaznisë Mevlan Adili vizitoi Shtëpinë e Fëmijës Shkollor në Shkodër.

Momente kënaqësie dhe argëtimi për fëmijët që iu gëzuan edhe dhuratave të veçanta nga futbollisti kuqeblu! Mevlan Adili, shembull për t’ u ndjekur! Faleminderit kampion!