Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka dënuar ashpër ngjarjen e ndodhur me Ernest Gjokën, ku trajnerit të Vllaznisë iu rrezikua jeta në fundin e stërvitjes.

Në një prononcim për “Vip Sport”, Gjici është shprehur se incidenti i ndodhur, mund të quhet një gjest çnjerëzor.

“Ajo që unë mund të them pas ngjarjes së ndodhur, është se kemi të bëjmë me një gjest çnjerëzor. E dënoj me forcë këtë incident, pasi është për t’u dënuar ashpërsisht”, u shpreh Safet Gjici.

Ernest Gjoka qenë më parë pjesë e Kukësit, ku në sezonin e shkuar e shpalli atë kampion në Superiore. Megjithatë në fundin e sezonit, mosmarrëveshjet me Gjicin bënë që trajnerit të largohej për një aventurë të re. /vipsport/