Pas incidentit tëndodhur me Ernest Gjokën, ku trajneri i Vllaznisë u sulmua me thikë nga një person i maskuar në fund të stërvitjes, nuk kanë munguar reagimet e shumta nga bota e futbollit në mbështetje të këtij trajneri.

Reagimi i rradhës vjen nga klubi i Partizanit në “Facebook”, teksa “demat e kuq” shprehin mbështetjen e tyre për Gjokën në këto momente, duke thënë se ngjarje të tilla të shëmtuara nuk i përkasin botës së futbollit.

REAGIM

Klubi i Futbollit Partizani nëpërmjet kësaj deklarate shpreh mbështetjen ndaj Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Trainerit Ernest Gjoka, i cili është sulmuar sot fizikisht në përfundim të seancës stërvitore.

Klubi Partizani e konsideron këtë ngjarje një akt të papreçedent që i ndodh trainerit, kolegut dhe njeriut, i cili në misionin e tij si profesionist në botën e futbollit është i detyruar të përballet dhe me kërcënime të kësaj natyre deri në rrezik për jetën.

Ngjarje të tilla të shëmtuara nuk i përkasin aspak futbollit lojës më të dashur, veçanërisht kur prekin trainerët , njerëzit të cilët ushtrojnë pasionin dhe misionin e tyre trainimin në futboll.