Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGjimshiti largohet nga Atalanta dhe kalon tek Beshiktash, zbardhen detajet financiare

Gjimshiti largohet nga Atalanta dhe kalon tek Beshiktash, zbardhen detajet financiare

Berat Gjimshiti dhe Besiktas janë rrugë që do bashkohen shumë shpejt. Të gjitha gjasat janë që mbrojtësi shqiptar të kalojë në Turqi që tani, duke qenë se kontrata e tij me Atalantën skadon në fund të këtij sezoni dhe palët nuk janë në negociata për të rinovuar.

Besiktas ka ditë që është vënë pas 25-vjeçarit shqiptar, por italianët kërkuan 1 milionë euro për të shitur lojtarin e tyre. Klubi nga Bosfori është stepur nga ky çmim dhe ka preferuar të presë verën për ta marrë me parametër zero, ndërkohë që firmën e Gjimshitit mund ta siguronte që tani.

Të detyruar nga kjo lëvizje drejtuesit e Atalantës kanë përgjysmuar çmimin në 500 mijë euro për kartonin e mbrojtësit kuqezi, në mënyrë që të përfitojnë diçka nga largimi i tij.

Gjimshitit preferohet shumë nga trajneri i sapoardhur Senol Gunes, pasi ai mund të luajë si qendërmbrojtës, mbrojtës krahu apo edhe si shkatërrues para mbrojtjes. Detaje të reja rreth tij priten në orën në vijim./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments