Dinamo dhe Tirana mbyllin me derbin e kryeqytetit javën e 17 të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat duan medoemos tre pikët për të konsoliduar pozitat e tyre në klasifikimin e kampionatit.

Të dy trajnerët kanë bërë lëvizje në formacionet e skuadrave, duke kërkuar këtë fitore. Në radhët e Dinamos, trajneri Shkëmbi i ka besuar Patrik Bardhit një vend në sulm nga minuta e parë.

Ndërsa te Tirana, Orges Shehi më në fund i ka hapur dyert e formacionit Devid De Silva, i cili u afrua gjatë javëve të fundit te bardheblutë.

DINAMO-TIRANA 0-1
69′ Xhixha