Java e 17 u mbyll me derbin e kryeqytetit Dinamo-Tirana, ku edhe pse në temperatura të ulta, prapë skuadrat arritën të jepnin spektakël në fushë.

Triumfues dolën miqtë, me ekipin e Shehit, që fitoi 0-1 me golin e Xhixhës. Një fitore shumë e rëndësishme për Tiranën, që vazhdon të kryesore kampionatin me 37 pikë të grumbulluara deri më tani.

Dinamo ndërkohë mbetet në kuotën e 18 pikëve, në vendin e 7 dhe ndjen përsëri kërcënim nga skuadrat e fund tabelës.

Një ndeshje spektakolare ishte Teuta-Laçi që përfundoi 2-4. Ekipi i Mirel Josës ka qenë fantastikë këtë kampionat, duke rezultuar një kandidat i fortë për titullin kampion.

Përsa i përket kandidatëve, Vllaznia ka harruar të fitojë pasi mori barazimin e katërt radhazi, këtë herë kundër Egnatias me rezultatin 1-1.

Gara për titullin kampion në Superiore sa vjen e bëhet dhe me e ashpër.

REZULTATET E NDESHJEVE

E premte 21 janar

VLLAZNIA-EGNATIA 1-1

71’Krymi/ 40’Ademi

E shtunë 22 janar

TEUTA-LAÇI 2-4

22’Aleksi, 80’Hebaj/ 45’, 96’Deliu, 65’Guindo, 73’Aleksi(autogol)

PARTIZANI-KASTRIOTI 0-0

E dielë 23 janar

KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

78’Shkurtaj

E hënë 24 janar

DINAMO-TIRANA 0-1

71’ Xhixha

RENDITJA