Eduart Gjini, përgjegjësi i Sektorit të Licencimit në Federatën shqiptare të futbollit ka folur për klubet shqiptare janë licensuar apo jo për të luajtur në europë. Në një lidhje me “Fan Zone”, Gjini ka zbuluar se klubet shqiptare kanë punuar më shumë këtë sezon për të marrë licensimin.

“Sezonin e kaluar ishin 5 skuadra që u licensuan e 4 prej tyre morën pjesë në ndeshjet europiane. Federata shqiptare i ka kushtuar një vëmendje të veçantë licensimit të klubeve këtë sezon. Çdo klub duhet të plotësojë 5 kushte dhe kemi bërë një ëorkshop ku kanë marrë pjesë klubet e Superligës.

Sivjet kemi pasur një ngarkesë më të madhe pasi jo vetëm 10 klubet e Superligës, por edhe skuadrat e femrave, Vllaznia e Apolonia si dhe të rinjtë do të marrin pjesë në Europë. Janë 6 klube shqiptare që do të luajnë në Europë këtë sezon.

Kushtet e licensimin duhet të paraqitej në fund të muajit shkurt, por pandemia ndali gjithçka. UEFA vendosi që të shtynte me një muaj më shumë kriterin financiar dhe buxheti për sezonin tjetër të mos pengohet për licensim.

Brenda dy javësh, komisioni i licensimit do të mblidhet e do të japim verdiktin final, data do të jetë 30 qershor kur do të vendoset përfundimisht. Dosjet e klubeve shqiptare janë më të plotë se sezonin e kaluar dhe komisioni do të vendos se cila skuadër e merr licensën dhe cila jo.

Ne po punojmë që edhe skuadrat që do të marrin pjesë në Superligë të kenë ato kushte që janë edhe për në europë. Klubet do t’i marrim vesh në mënyrë private nëse e kanë marrë licensën për të mos prishur garën”./newsport/