Vllaznia u mund në shtëpi nga Luftëtari, duke rrezikuar më shumë pozitat e mbijetesës, pasi ka hyrë në zonën e ftohtë të renditjes.

Pas ndeshjes, trajneri Ernest Gjoka u shpreh se mban përgjegjësi për atë që kishte ndodhur.

Kjo deklaratë, mesa duket i ka pëlqyer Astrit Hafizit, i cili ka komentuar ndeshjen e sotme.

Në një moment të pjesës së dytë, lojtarët e Vllaznisë pretenduan për penallti, por Gjoka tha se nuk duhen parë aksione të tilla në një ndeshje si kjo.

Hafizi u shpreh se çdo trajner duhet të fliste ashtu siç foli Gjoka.

“Më pëlqeu ajo që tha në fund Gjoka. Në të tilla situata jo të mira ai foli ashtu siç duhet të fliste.

Ai duhet të marri përgjegjësi dhe në një ndeshje të tillë, nuk vlejnë diskutime të tilla kur ishte një ndeshje e zezë në të gjitha drejtimet, gjë të cilën e tha edhe Gjoka”, u shpreh Hafizi. /vipsport/