Nje dite me pare ne media eshte botuar nje reagim i trajnerit shkodran te Kastriotit Samuel Nikaj i cili kishte vene ne teh te kritikes se tij trajnerin e Vllaznise Ernest Gjoka per mosmenaxhim si duhet te ndeshjes me Kukesin dhe po ashtu edhe per deklaratat e tij te pasndeshjes.

Numri 1 i pankines shkodrane eshte kontaktuar nga gazetaret nese kishte deshire t’i jepte ndonje pergjigje Nikajt, por ai ka vendosur te qendroje ne qetesi. “Unë jam një njeri që asnjëherë nuk kam replikuar apo debatuar me kolegët e mi. Janë të njëjtët që sot më shajnë dhe nesër do më lavdërojnë. Duhet që të presim edhe pak kohë që çdo gjë të shkojë në vendin e duhur te Vllaznia. Ajo që kërkojmë në këto momente është vetëm qetësia dhe pastaj të mendojmë për takimin ndaj Skënderbeut”, ka thënë trajneri Gjoka.

Ndeshja ndaj korçareve do te luhet diten e diele dhe padyshim qe eshte shume e veshtire. Vllaznia do te kerkoje te marre pike por per t’ia arritur kesaj, duhet patjeter te ndryshoje menyren e te luajturit sepse ne ndeshjen e kaluar ndaj Kukesit la per te deshiruar ne shume aspekte.