Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Gjuetia' vijon, Partizani merr në shënjestër dy sulmues për të zëvendësuar Skukën

‘Gjuetia’ vijon, Partizani merr në shënjestër dy sulmues për të zëvendësuar Skukën

Skuka dhe Bitri tashmë janë e shkuara e Partizanit dhe drejtuesit e kuq janë në lëvizje çdo orë për të gjetur zëvendësues të denjë për këta dy lojtarë.

Gazeta mëson se ata po lëvizin në disa fronte. Oferta për Xheredi Hilterman, i cili është pjesë e Almere Sitit në Ligën e Dytë holandeze, është ende aktive dhe shanset për ta veshur me fanellën e kuqe janë reale.

Nga ana tjetër, pavarësisht rezistencës së Trepçës, vazhdojnë negociatat për Kristian Mba, i cili është nën kontratë me klubin nga Mitrovica, që deri më tani ka kërkuar një shifër, që konsiderohet e kripur nga “demat”.

Mbrojtja gjithashtu është një pikë ku duhet ndërhyrje urgjente dhe Medin Bajrami e Rustem Hoxha vijojnë të jenë pista të mundshme. Gjithsesi, po shihet edhe për alternativa të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments