Bayern Munich ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionatin gjerman pasi ka mundur 3-0 Eintracht Frankfurt-in në transfertë, skuadër ndaj së cilës nuk ka humbur asnjë nga 15 takimet e fundit në Bundesliga. Kjo ka qenë edhe hera e parë për trajnerin Niko Kovac që fiton pesë ndeshje radhazi në kampionatin gjermen.

Heroi i takimit ka qenë Franck Ribery, i cili ka qenë autori i dy golave të bavarezëve. Francezi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 35-të dhe ka dyfishuar avantazhin e miqve në minutën e 79-të. Rafinha ka realizuar të tretin dhjetë minuta më pas.

Francezi, 35 vjeç e 259 ditë, është bërë lojtari më i vjetër i Bayern që shënon më shumë se një gol në një ndeshje të Bundesliga-s.

Falë këtyre tri pikëve, Bayern e ka mbyllur vitin në vendin e dytë të renditjes, gjashtë pikë larg Borussia Dortmund. Bavarezët do të kthehet të luajë në kampionat 18 janarin e ardhshëm, kundër Hoffenheim në transfertë./telesport/