Pragndeshja me Bylisin ka filluar tashmë dhe në kampin shkodran kanë filluar të bëhen gati për këtë takim që do të luhet ditën e mërkurë në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Por për drejtuesit e Vllaznisë ka edhe një shqetësim në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy-tre lojtarëve të këtij ekipi që shfaqën probleme në përballjen me Laçin.

Nëse gjendja e portierit Sherri dhe e mesfushorit Krymi sot ka qenë disi më e mirë, nuk mund të thuhet e njëjta situatë për mbrojtësin e majtë, maqedonasin Filip Gligorov.

Kavilja e tij vazhdon të ketë probleme dhe për arsye, nesër do të bëhet një ekzanimin më i mirëfilltë i situatës së tij dhe do të vendoset pastaj se çfarë vendimi do të merret për këtë lojtar në lidhje me grumbullimin apo jo për sfidën me ballshiotët.

Gligorov konsiderohet një element i rëndësishëm për Vllazninë dhe mungesa e tij padyshim që do t’i sillte probleme stafit teknik për ta zëvendësuar, megjithatë do të mbahen deri në fund shpresat për rikuperimin e tij.
www.shkodrasport.com