Vete ka qene trajner, madje i njohur dhe te gjithe e dine se kemi te bejme me nje takticien te mire. Sulejman Starova megjithate mendon se problemi kryesor i futbollit shqiptar jane pikerisht trajneret.

Ne nje interviste te dhene per “Panorama Sport”, nder te tjera ai eshte shprehur keshtu per çeshtjen ne fjale: “Shoh një tendencë fantastike të FSHF-së për të pasuruar ekipet zinxhirë dhe për të formuar trajnerë elite. Tani jam vetë që i prek me dorë gjërat dhe në bisedat që kam pasur me anëtarët e Komitetit dhe presidentit, u kam thënë që sipas Sulejman Starovës, në Shqipëri problemi më i madh janë trajnerët.

Kemi pak trajnerë elite dhe kemi një shterpësi shumë të madhe. Por që punojnë shumë keq poshtë. Ka një kontradiktë: FSHF kërkon që klubet t’i ushqejnë sistemet zinxhir të ekipit kombëtar tonin me lojtarë cilësorë, U-16, U17, U-19 e me radhë që të rriten dhe pse jo të vijë dhe trajneri shqiptar, sipas një eksperience të Maqedonisë që e thuri grupin e vet, e ndërtoi dhe bëri atë që bëri.

Por nuk puqen këto dy interesa. Pra, interesi i Federatës është që të ketë talente që të futen në ekipet kombëtare dhe nga ana tjetër interesi i klubeve është që të fitojnë para, sepse është një burim fitimi për akademinë. Duhet gjetur një e mesme dhe për këtë po punojmë. Unë mendoj se është e zgjidhshme dhe shoh një vëmendje të shtuar të federatës në këtë drejtim.