Ekipi i Laçit ne futboll per femra ka marre sot fitoren e dyte ne kampionat. Ai ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Skenderbeut ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv “Zmijani”.
Nje nga protagonistet kryesore te skuadres se drejtuar nga trajneri Elis Legata ka qene futbollistja Krasniqi e cila ne kete ndeshje ka shenuar dy gola, nga nje per secilen pjese lojes.
Dy te tjeret nerkohe kane patur per autore futbollistet Samela Markaj dhe Klevisa Ndoci. Perfundimisht 4-0 per ekipin e Laçit i cili gradualisht me kalimin e javeve po merr edhe rezultatet e duhura.
Me tre piket e sotme, ai eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve dhe tashme kjo skuader eshte e pozicionuar ne vendin e shtate te renditjes teksa ka lene poshte vetes ekipet e Kukesit, Skenderbeut dhe Lushnjes.
Kujtojme qe Laçi ka edhe nje ndeshje te prapambetur per te luajtur ndaj Kukesit dhe sigurisht qe ndaj tij do te kerkoje fitoren. Objektivi i tij eshte padyshim renditja ne gjashteshen e pare dhe me nje ecuri te tille si kjo e javeve te fundit, padyshim qe gjithçka eshte e mundur./SHKODRA-SPORT.COM/