Shqiptaret vazhdojne te shfaqen çdo dite e me shume tashme si protagoniste ne sporte te ndryshme ne mbare Boten. Te rritur tashme ne kushte shume te mira dhe duke marre edhe trajtimin e duhur, ato po shkelqejne dhe rasti tek i cili do te ndalemi sot eshte ai i nje gjimnasteje te re.

Behet fjale per shkodranen Victoria Progni. Ne garat e zhvilluara gjate ketyre diteve ne Rimini, ajo ka zene vendin e dyte dhe eshte shpallur nenkampione e Italise ne gjimnastiken artistike për kategorinë LA3 A3.

Kuptohet qe potencialet e saj jane shume me te medha dhe ne garat e ardhshme sigurisht qe do te synoje per me lart, ku natyrisht qe objektivi i rradhes do te jete titulli kampion i vendit fqinj.

Megjithate edhe vendi i dyte i arritur ne garat e fundit te zhvilluara ne Rimini eshte nje sukses per kete sportiste e cila ka nisur nje rruge te mbare dhe me siguri qe ka per te shkuar shume larg.

Victoria ka mbeshtetjen e te gjithe familjes Progni e cila eshte kudo prane saj dhe si rrjedhoje qe ne te ardhmen padyshim qe do te kene momente te tjera per te festuar arritje edhe me te larta./SHKODRA-SPORT.COM/