Shqipëria U-19 ka luajtur ditën e sotme miqësoren e dytë me Malin e Zi në “Loro Boriçi”, e cila ka përfunduar me rezultatin 2-3 në favor të miqve.
Kane qene ata te cilet kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Miranovic ne minuten e 36-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare. Ne te dyten do te ishte Knezevic qe do te dyfishonte shifrat nderkohe qe 10 minuta me vone, kuqezinjte do te fitonin nje 11-metersh.
Ate e mori persiper per ta ekzekutuar futbollisti me origjine nga Shkodra Kevin Shkurti i cili eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete dhe do te ngushtonte shifrat. Megjithate ne minuten e 78-te Nikolic do te perfitonte nga nje dalje e gabuar e portierit Dema dhe do te shenonte golin e trete per kombetaren malazeze.
Nje minute me vone sulmuesi Rrok Toma do te shenonte per kuqezinjte golin e dyte dhe ne fakt, pavaresisht perpjekjeve per te barazuar, gjithçka do te mbyllej ne shifrat 3-2 per Malin e Zi.
Ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve e luajtur në Podgoricë pasditen e se dieles ishte fituar nga Shqipëria U-19 me rezultatin 2-1.