“Makineri goli” do të ishte termi më i saktë për të përkufizuar Kristiano Ronaldo në spektrin e finalizimeve me përfaqësuesen e Portugalisë. 37-vjeçari ndodhet në kuotën e 117 fianlizimeve përgjatë 191 prezencave me kampionët e “Euro 2016”-

Në këtë listë nuk kishte se si të mungonte një “përbindësh” në lëvizje në konkretizimin e golave, Lionel Mesi. Goli i djeshëm ndaj Arabisë Saudite ishte numër 92 në 165 sfida të zhvilluara me ngjyrat e “Albiçelestes”. Interesante në këtë listë me shënuesit më të mirë të 32 përfaqësueseve që janë aktive në Botërorin e Katarit është se mes tyre ndodhen edhe tre mesfushorë, e njëri ndër ta vjen nga “Pancerat”.

Fjala është për “plakushin” Tomas Myler, me 44 rrjeta në 118 përballje të zhvilluara. Tomasi gjithmonë ka lëvizur mes “fantazistit” dhe sulmuesit të avancuar, por nuhatja e golit nuk i ka munguar, përveç “profesionit”, si asistues te shokët e ekipit.

Brajan Ruiz i Kosta Rikës dhe Kristian Eriksen plotësojnë podiumin e kësaj kategorie mesfushorësh nën petkun e goleadorit në përfaqësueset e tyre. Myler-Ruiz do të jetë edhe një përballje në Grupin E, aty ku “Pancerat” do të përplasin brirët në aspektin sportiv me surprizën e Botërorit “Brazil 2014”. Përqindje të lartë golash, krahas takimeve të zhvilluara vjen edhe nga Grupi G. Në kampin e brazilianëve Nejmar është shumë pranë thyerjes së rekordit si “Golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit”.

Aktualisht 30-vjeçari ka përshëndetur 75 herë portën mike në 121 sfida, dy më pak se rekordmeni Pele me 77. Emri i radhës është surprizë në bazë të përqindjes, bëhet fjalë për Aleksandër Mitorivç. Sulmuesi serb do të ketë mundësi të dëshmojë potencialin e vet ditën e enjte ndaj Brazilit favorit, mundësi ideale për të treguar se 50 konkretizimet në 76 duele nuk janë rastësi.