Nje gol i futbollistit Filip Toni tre minuta para fundit te ndeshjes i ka dhene fitoren 3-2 Vllaznia U17 ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate qe ka luajtur paraditen e sotme ne Peze- Helmes ndaj ekipit Internacional.

Ne fakt ka qene nje perballje e cila ka dhuruar shume emocione. Shkodranet kane shenua dy gola njeri pas tjetrit brenda tre minutash dhe pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin e tyre ne shifrat 2-0.

Fillimi i se dytes i tjeterson vendasit qe e rrisin presionin dhe si rrjedhoje ato kane arritur t’i barazojne shifrat duke krijuar idene se ndeshja do te mbyllej ne barazim, por nuk do mendonte keshtu futbollisti Filip Toni qe ne minuten e 87-te ka shenuar golin e fitores dhe Vllaznia U-17 ne kete menyre triumfon me rezultatin 3-2.

Pas javes se 17-te Vllaznia U17 tashme ka arritur te grumbulloje 39 pike dhe vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditje, duke u ndjekur nga Teuta, Tirana, Dinamo dhe ekipet e tjera./SHKODRA-SPORT.COM/


INTERNACIONAL U17- VLLAZNIA U17 2-3

Golat: Çelepija ’57 (aut), Muça ’66/ Kubazi 33;, Smakaj ’36, Toni ’87

VLLAZNIA U17: Lekaj, Meta, Marashi, Sylia, Smakaj, Gerbeti, Çelepija, Ara, Toni, Kubazi, Hajdari. Trajner: Gilman Lika. U aktivizuan edhe Hotaj, Kraja, Hoxha, Kapllanaj, Guri.