Ka shenuar golin e pare te ndeshjes me ane te sulmuesit te saj Vildan Kaçubela, por kjo nuk i ka mjaftuar ekipit te Murlanit te dale me pike nga fusha e Shenkollit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme.

Shenkolli fale dy golave te shenuar ne minuta 89 dhe 91 nga futbollisti Anton Lleshi, ka arritur te fitoje 2-1 dhe te marre tre pike me shume vlere per vazhdimesine e tij ne kampionat.

Pas nje pjese te pare te mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0, ne te dyten ka qene Kaçubela qe ne minuten e 67-te ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes vendase, duke krijuar idene se ky do te ishte edhe goli i fitores per Murlanin.

Ne fakt nuk do te ndodhte keshtu. Ne fund te ndeshjes, Lleshi dy here do te shenonte njeri pas tjetrit dy gola shume te rendesishem dhe duke i dhene fitoren ekipit te Shenkollit ne shifrat 2-1.

Me kete fitore, ekipi i drejtuar nga trajneri shkodran Kristjan Lini eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne nje vend komod ne renditje, ate te gjashtin, ndersa Murlani mbetet ne kuoten e 7 pikeve dhe i pozicionuar ne vendin e nente te saj./SHKODRA-SPORT.COM/

SHENKOLLI- MURLANI 2-1

Golat: Lleshi 2/ Kaçubela

SHENKOLLI: Kodra, Frroku, Tushaj, Perlesi, A. Lleshi, T.Gjoka, Oliveira, A. Gjoka, Vukaj, Pergjoni, M. Lleshi. Trajner: Kristjan Lini. U aktivizuan edhe Do Espirito, Nikolli, Mardedaj dhe Hoxha.

MURLANI: Çaku, Ramja, Temja, Sekja, Qerpiku, Çomo, Noronha, Djepaxhia, Trianoski, Kaçubela, B. Hasaj. Trajner: Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Arcanjo e Keshtejaku.