Shqipëria e femrave do të luajë pas pak ditësh kundër Skocisë në “Elbasan Arena” dhe në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri i rikthyer në detyrë, Armir Grima. Numri një i stolit, u shpreh se Shqipëria do të synojë të bëjë surprizë kundër Skocisë duke qenë se niveli i tyre është shumë i lartë.

“Rikthimi? Është vlerësim i madh që FSHF nuk e humbi besimin. Është vlerësim që më riktheu dhe jam i lumtur për të vazhduar projektin që lamë në mes me ekipin e femrave. Ka qenë periudhë që nuk ia uroj askujt por duke pasur miq pranë, gjithçka kalon.

Fitorja? Duhet të dimë se kë kemi përball dhe do të kemi formacion të saktë. Skocia dhe Finlanda janë ndër më të mirat dhe duam të surprizojmë këto ekipe që duan suksese. Do të punojmë për të marrë 100% nga femrat. E njohim kundërshtarin pasi kemi luajtur dhe e vlerësoj por edhe ne kemi vajza që dinë të luajnë dhe nëse janë në formë të mirë mund të surprizojnë.

Mungesa e pikëve? Kemi luajtur me ekipet më të mira, Finlanda dhe Portugalia. Do të mundohemi si sezonin e kaluar ku surprizuar Poloninë. Duke parë gjendjen e vajzave, nuk do të jemi të fundit në grup. Një bazë e mirë është te Vllaznia dhe si aty duam të jenë vajzat në stërvitje çdo ditë të javës.

Lojtare nga jashtë? Nuk është hallkë e dobët por është edhe ekipi i Kosovës dhe më para zgjedhin të shkojnë te Kosova. Vajzat e refugjatëve janë të vogla dhe do të dalin trajnerët për të përzgjedhur. Unë e kam ndjekur ekipin pasi edhe Sinani është miku im dhe kemi folur vazhdimisht. E kam ndjekur thuajse çdo ndeshje ekipin Kombëtar”, tha Grima. /VipSport/