Trajneri i Kombëtares A të femrave, Armir Grima, në emisionin “SportZone” në “MCN TV”, foli për kampionatin shqiptar, ku veçoi tri skuadra si pretendente për titullin kampion.

Grima deklaroi se Tirana dhe Partizani janë për titullin, ndërsa shtoi se mund t’i rivalizojë edhe Vllaznia nëse kalon këtë moment të vështirë. Duke folur për shkodranët, Grima tha se skuadrës presioni nuk i vjen nga presidenti, por nga tifozët.

“Superiorja është një kampionat me rivalitet. I paparashikueshëm në rezultate dhe renditje. Do jetë më e vështirë, për të marrë titullin. Nuk shikojmë një skuadër favorite absolute për titullin. Do shikojmë një luftë të fortë edhe për Europën.

Në Shkodër ka një të keqe të madhe, se nuk vjen presioni nga presidenca, por nga tifozët. Janë tifozë që mund të sakrifikojnë shumë për ekipin, por gabojnë shumë si e menaxhojnë ndeshjen. Shikojmë ekipe që nuk marrin rezultate, por nuk mungon mbështetja. Kjo nuk ndodh këtu. Mund të luajnë keq, se edhe ata njerëz janë.

Gabimet e portierëve në Superiore? Bekaj më pëlqen shumë, po ashtu dhe Rexhepi me Zogovic. Por, ashtu si edhe lojtarët që nuk kalojnë periudhë të mirë, ashtu janë edhe portierët. Kam besim se do bëjnë një kampionat të mirë. Të gjitha ekipet kanë portierë të mirë. Edhe portierët kanë nevojë për mbështetje, t’i kalojnë me përkrahje dhe jo me sulme.

Pretendentët për titull? Dy skuadrat e Tiranës, janë dy skuadra që do të rriten më shumë. Besoj që edhe Vllaznia po ta kalojë këtë moment të vështirë, do i rivalizojë. Oscilacionet nuk na japin një ide për skuadrën më të mirë për titullin kampion. Mendoj se këto tri ekipe do rivalizojnë. Por, mos harrojmë edhe Kukësin me Laçin”, u shpreh Grima,