Pep Guardiola u shpreh se mesfushori gjerman Ilkay Gundogan është një nga blerjet më të mira në historinë e Manchester City.

Në fakt, 28-vjeçari është blerja e parë që Guardiola bëri kur mbërriti në Premier League në vitin 2016. Që nga ajo kohë, ai ka qenë një nga lojtarët e preferuar të trajnerit spanjoll.

“Ju nuk mund ta besoni se sa lojtar i mirë është ai. Një lojtar i jashtëzakonshsëm, pasi mund të luajë në disa pozicione. Dhe është shumë etik në punë. Kur ai nuk është në dispozicion e ndjej shumë mungesën e tij.

Për mua është një nga blerjet më të mira të historisë së Manchester City”, u shpreh trajneri Guardiola.