Janë mbyllur mbrëmjen e kësaj të mërkure ndeshjet e vlefshme për Champions League.

 

Supersfida e grupit F, ajo mes Barcelonës e Inter u mbyll me rezultatin 2 me 1.

 

Lautaro Martinez I kaloi zikaltrit në avantazh sapo filloi pjesa e parë. Por Inter nuk u tregua I saktë para portës duke shpërdoruar pjesën e parë një sërë rastesh flagrante duke mos gjetur golin e dytë.

 

Me fillimin e të dytës, Vidal I dha një super asis Suarez, I cili me një super gjuajtje gjeti cepin e majtë të Handanovic, duke çuar sferën në rrjetë pavarësisht zgjatjes së këtij të fundit.

 

Porn ë të 84 minutë, Leo Messi triblon bukur mbrojtësit e Inter dhe jep një asis për Suarez, I cili nuk e ka të vështirë të mposht për të dytën herë Handanovic.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Liverpool, ka fituar me rezultatin 4 me 3 përballë zvicerianëve të Salzburg, të cilët për nj moment arritën të shifrat dhe pse në disavantazhin e tre golave.

 

Ndërsa Chelsea, fitoi përballë Lillës me shifrat 1 me 2.