Gurishta udhëhoqi Vllazninë e tij në fitoren e ditës së sotme ndaj Teutës për javën e 15-të të Abissnet Superiore. Shkodranët fituan bindshëm 4-0 dhe rikthehen te fitorja teksa i bashkohen Erzenit me 22 pikë në vendin e pestë.
Pas ndeshjes, kapiteni Gurishta, ka ironizuar në rrjete sociale teksa shkruan: “13:00 – 14:45. Edhe profesionistët e teatrit do e kishin lakmi këtë shfaqje artistike.”
Në këtë orë u luajtën dy sfidat e tjera të kampionatit mes Erzenit dhe Bylisit e mbyllur në barazim 1-1 dhe sfida tjetër, ajo mes Kastriotit dhe Egnatias e mbyllur 2-3 në favor të rrogozhinasve, të cilët fituan me 10 lojtarë.
Ne fakt, edhe ne kete kampionat jane disa ndeshje qe kane filluar te perfliten per paracaktim te rezultatit dhe kjo nuk eshte diçka aspak e mire sepse prish garen sportive.