Erling Braut Haland duket se është i destinuar për t’u bërë një emër i madh i futbollit botëror. Pakkush shënon me aq rregullsi sa norvegjezi i cili ka regjistruar shfira rekord në çdo aktivitet ku ka marrë pjesë në këtë sezon dhe po konfirmohet edhe me Borusia Dortmund, duke u mbyllur gojën të gjithë atyre që kishin vënë në dyshim aftësitë e tij.
Asgjë nuk është më rastësi dhe këtë e konfirmon fakti se ai ka kaluar me shumë diferencë edhe emrat më të njohur të futbollit botëror, Mesi e Ronaldo. Shumëkush mendon se tashmë statistikat e këtyre të dyve do të thyhen nga norvegjezi dhe ai është në rrugën e duhur për ta bërë një gjë të tillë, në fakt I ka thyer disa.
Deri në ndeshjen e fundit që luajti këtë fundjavë në Bundesligë, Haland kishte regjistruar 106 ndeshje në kampionate në karrierë, duke shënuar 62 gola, shifra mbresëlënëse për një 19-vjeçar. Po të bësh krahasimin me emrat e mësipërm, në moshën e tij Ronaldo kishte shënuar vetëm 12 herë në 87 ndeshje të luajtura. Sa i përket Mesit, në të njëjtën moshë ai kishte luajtur 63 ndehsje duke shënuar vetëm 20 gola.
Mesatarja e golave për ndeshje në të njëjtën periudhë sheh padyshim Haland të parin me 0,58, i ndjekur nga Mesi me 0,31 dhe Ronaldo me 0,13. Ndërkaq, për të arritur shifrën e 62 golave, Mesit iu deshën në total 132 sfida të luajtura, ndërsa Ronaldos 233. A i mbetën kujt më dyshime për Haland? /vipsport/