Kukësi do të presë Partizanin në javën e pestë të “Abissnet Superiore”. Trajneri i verilindorëve, Enkeleid Dobi ka dalë në një konferencë për shtyp duke folur në funksion të sfidës me të kuqtë.
“Po të mos mendoja që e kthejmë Kukësin në vendin që i takon, nuk e merrja. Gjithmonë kam një sfidë, këtë herë kam sfidë me veten. Është më mirë të marrësh ekip si është situata tani dhe ta ngresh lart, sesa të marrësh një ekip lart dhe të shkosh poshtë. Situatat dhe synimet janë të njëjta për Kukësin, për luftën dhe vendin që i takon. Do të bëjmë çfarë është e mundur”.
“Kam pasur këtë javë një angazhim nga të gjithë për të më plotësuar gjithçka për të arritur atë që duam. Tani duhet që me kushtet e plotësuara gjatë javës, t’i realizojmë sepse nuk do të jetë vetëm sukses i Enkeleid Dobit, por i përbashkët duke nisur nga presidenti e deri te ajo zonja që na gatuan çdo ditë”.
“Shpresojmë dhe kemi punuar që kthesa të jetë që nesër. Nuk kemi kohë sepse kemi humbur dhe fillimi nuk ka qenë ai i duhuri por si mund ta shpreh me metaforë, kur hyn në autostradë dhe ndodh defekt, duhet ta gjejmë defektin për ta rregulluar dhe të hyjmë në rrugën e duhur. Kjo është e gjitha. Duhet energji e mirë, duhet lëngu i mirë dhe gjithçka me sasinë e vet”.
“Jemi duke punuar dhe do të punojmë akoma. Jemi fokusuar këtë javë te Partizani sepse deri dje ishte lider dhe e konsiderojmë lider, me një histori dhe me trajner të ri por që ka pasur më shumë kohë. Nuk dua të gjej justifikime por zgjidhje. Jemi munduar të gjejmë gabimet dhe ti korrigjojmë për ti vendosur në funksion”.