Mungesa e tij ne ndeshjen e sotme teksa nuk ka qene as ne pankine, ne fakt kaloi disi pa u ndjere. Dhe ndoshta nuk do te ishte vene re nese vete ai nuk do te kishte postuar nje foto duke e ndjekur ndeshjen nga stadiumi.
E kemi fjalen per sulmueisn e Vllaznise Mehdi Çoba. Ai ka postuar nje foto nga tribuna C5 ku qendrojne zakonisht tifozet e grupimit “Vllaznit Ultras” dhe eshte mjaftuar duke i etiketuar ato dhe duke vene shenjat kuq e blu.
Nje veprim i shkelqyer i tij i bere per te mbyllur te gjithe polemiken e javes se kaluar kur u perfol shume per nje ofendim te tij ndaj tifozeve shkodrane qe mbeshteten skuadren ne Rrogozhine ne ndeshjen ndaj Egnatias.
Ai ne fakt e ka sqaruar edhe ne nje rreth te ngushte se nuk ka share e fyer tifoz, me perjashtim te nje debati me nje personi te vetem me te cilin ka debatuar pak. Dhe sot ka zgjedhur per ta ndjekur ndeshjen nga tribuna bashke me tifozet.
Por a eshte denuar Çoba nga klubi meqenese nuk ka qene i gatshem per kete ndeshje? Presidenti Xhaferi ka thene shkurt se lojtari eshte demtuar, por duket se nje shpjegim i tille nuk eshte shume bindes. E rendesishme eshte qe çeshtja “Çoba” eshte mbyllur ne menyren e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/