Trajneri i Kukësit Rrahman Hallaçi ka folur pas sfidës me Partizanin për Oversport dhe Tibo në emisionin “Ti Bo Gol”.

“Na vjen keq, skuadra nuk e nisi keq ndeshjen sepse shënuam të parët. Partizani është një skuadër që duhet të marrë me patjetër një rezultat, por edhe ne sepse duam mbijetesën. Duhet të ishim më të kujdesshëm edhe në momentin e penalltisë, po të shënonim edhe një gol mund të rihapej loja.

Jemi në një siklet shumë të madh. Herë pas here kemi folur që duhet një sakrificë, në të kundër është e vështirë të marrim një rezultat pozitiv. Kundërshtari na vuri në vështirësi, na duhet edhe më shumë grintë.

Ne duhet të jemi të kënaqur kur të marrim rezultate pozitive, jemi shumë larg asaj që kemi kërkuar. Në rast se ne shënojmë një gol, atëherë duhet të jemi edhe më të kujdesshëm. Jam dakord që skuadra prodhoi lojë, por nuk mjaftoi.

Tani na duhet diçka tjetër, një forcë shumë e madhe për të marrë rezultat. Tafas ishte i dëmtuar, Halimi u mundua të bëjë mirë gjatë gjithë kohës. Mendoj se portierët më kane kuptuar mua.” – u shpreh Hallaçi.