Prej ditësh kanë filluar të qarkullojnë lajme se sulmuesi shkodran i kombëtares shqiptare dhe i Rapidit të Vjenës Hamdi Salihi do lëvizë nga skuadra austriake. Fakti që ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me këtë ekip, ka bërë që shumë skuadra të hidhen në kërkim të tij. Flitet për pista angleze, gjermane, turke etj por së fundi ka dalë në skenë edhe Bryzhi i Belgjikës. Janari kësisoj duket se do jetë një muaj aktiv për lojtarin shkodran i cili vetë ka kërkuar të ndërrojë ambjent pas një kohe disi të gjatë në Austri dhe pas problemeve që ka hasur me drejtuesit e kësaj skuadre që nuk e aktivizojnë në fushë ngaqë ai nuk pranon të rinovojë kontratën. Ku do luajë Salihi pas janarit? Kësaj përgjigje për momentin edhe vetë Andushi nuk di t’i japë përgjigje. Çdo gjë është në dorë të menaxherëve por edhe të Rapidit të Vjenës nëse do të pranojnë ta shesin 6 muaj para përfundimit të kontratës apo jo.

www.shkodrasport.com