Vllaznia dhe ecuria e saj ka qenë pjesë e diskutimeve të gjithë ambientit sportiv në Shkodër. Një mendim për formën që po kalojnë shkodranët ka dhënë edhe Apollon Haxhi. Ish-jurist i kuqebluve para disa vitesh dhe një analist futbolli. ai ka shprehur se është shumë optimist për ndeshjet e rradhës.

Haxhi tha:”Vllaznia doli nga ai tunel ku ishte futur. Tashmë skuadra po më pëlqen dhe pavarësisht se luan futboll modern, jo vetëm Vllaznia, por të gjithë skuadrat e Superligës në përgjithësi.

Në ndeshjet e fundit ka treguar pragmatizëm. Kjo tregon karakterin e duhur dhe Vllaznia në këtë mënyrë mund të fitojë kampionatin.

Ndeshjet e rradhës do jenë kundër Dinamos dhe Kukësit. Besoj se do jenë 6 pikë duke parë formën e Vllaznisë dhe do jetë një mbyllje viti shumë pozitive”.

Endri ÇINARI