E ndërsa faza e parë e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj ka përfunduar, ajo për femra vazhdon. Ekipi I Vllaznisë ndeshjen e rradhës për kampionat e ka luajtur pasditen e së shtunës ndaj Minatorit të Rrëshenit. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar pastër nga vajzat shkodrane me rezultatin 3-0. Takimi nuk ka patur shumë histori.

Në setin e parë do të kishte pak histori. Vajzat e drejtuara nga trajnerja Sadije Gogaj do të udhëhiqnin që nga fillimi e deri në fund dhe do ta fitonin atë me rezultatin e thellë 25-13. E njëjta histori thuajse edhe në setin e dytë por këtë herë do të mbyllej në shifrat 25-15. Diçka më ndryshe ecuria në setin e tretë. Këtu ka më shhumë rivalitet madje mund të kishte përfunduar edhe me fitoren e Minatorit por në shtesë Vllaznia do të kthente rezultatin në favor të saj 27-25 dhe kësisoj fiton edhe këtë set dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-0. Me këtë fitore, ekipi shkodran nuk është se ka rregulluar ndonjë gjë në rendititje megjithatë ka treguar se mund të vijë në rritje të rezultateve të saj.