Dy sezone me pare, i ka gjuajtur Gocaj kryesisht por ndonje edhe Lika. Sezonin e kaluar me gjuajtjen e 11-metershave eshte ngarkuar kapiteni Gilman Like, por ne ndonje moment ishte edhe sulmuesi brazilian Junior qe i merrte persiper.
Po sivjet, kush do te ngarkohet me gjuajtjen e tyre? Miqesorja e sotme ndaj Erzenit, luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” nxorri ne plan te pare per kete çeshtje mesfushorin Herald Marku.
11-metershi i dhene nga arbitri Myrtja u mor persiper prej tij dhe Marku nuk ka gabuar teksa me nje gjuajtje te forte e ka derguar topin ne rrjete.
Pyetja qe lind eshte nese ky lojtar do t’i gjuaje serish edhe ne te ardhmen apo jo? Duhet thene se me kalimin ne mesfushe, duket se Heraldi “ka marre krahe te rinj”. Loja e tij po spikat dhe tashme eshte kthyer ne nje pike referimi. Jo me kot edhe trajneri Brdariç mund t’ia besoje edhe gjuajtjet e 11-metershave.
www.shkodrasport.com