Herald Marku duket se eshte shnderruar ne nje çeshtje ne mes Vllaznise dhe Partizanit. Kuqeblute kane shprehur deshiren per ta patur ne gjirin e tyre serish, por pa ngulur shume kembe ne rikthimin e tij ngaqe ai eshte nen kontrate me te kuqte.

Nga ana tjeter, drejtori i ketyre te fundit Elton Marini e ka bere te qarte se shkodranet kane gabuar qe kane hyre ne negociata me lojtarin perderisa ai eshte ne kontrate me nje ekip tjeter.

Ne fakt presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi dy dite me pare nje nje emision sportiv u shpreh: “Edhe me Markun kemi bere disa bisedime. Nje lojtar si ai i ka munguar Vllaznise”.

Por numri 1 i klubit shkodran ne asnje moment nuk eshte shprehur se i eshte bere oferte ketij lojtari. Me shume duket si nje deshire e Herald Markut per t’u larguar nga Partizani ku nuk po gjen hapesirat e duhura te aktivizimit dhe rikthimit te tij te Vllaznia ku ka qene nje lojtar i rendesishem per dy sezone me rradhe.

Por nese tek Partizani ngulin kembe per ta mbajtur, me shume mundesi shkodranet nuk do te perzihen ne kete çeshtje ne mes ketij klubi dhe lojtarit te tyre./SHKODRA-SPORT.COM/